Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reguar pas akuzave të ish-deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj se 800 naftëtarë të Ballshit nuk kanë marrë pagat e premtuara nga qeveria për shkak të situates së pandemisë.

Bashkangjitur vendimit të qeverisë të publikuar në “Instagram”, Balluku ka theksuar se naftëtarët përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.

“Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”, shkruan Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *