Pak ditë pasi mediat publikuan diskutimin në mbledhjen e qeverisë, sipas të cilit kryeministrit Edi Rama kërkoi heqjen e fondeve të Akademisë së Shkencave dhe vendosjen e tyre në dispozicion të universiteteve për kërkim shkencor, ASH mban  një mbledhje për të diskutuar mbi këtë situatë.

 

Sikurse bëhet me dije në qëndër të këtij takimi të akademikëve do të jete “situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor dhe vecanërisht, ardhëmria institucionale e Akademisë së Shkencave”.

 

Në përfundim të mbledhjes akademikët do të dalin me një deklaratë të përbashkët, propozime këto të cilat do ti dërgohen edhe qeverisë.

 

Kriza në akademinë e shkencave nisi pas një sërë qëndrimesh publike të disa akademikëve, mes të cilëve Artan Fuga, i cili në u dërgoi dy letra Kryeministrit dhe një Presidentit, ku i bëhej me dije kriza në Akademi dhe nevoja për një reformë të thellë.

 

Menjëherë pas mbajtjeve të zgjedhjeve brenda këtij institucioni, Kryeministri Rama, kërkoi riorganizimin e tyre, pasi ishte një proces pa kandidat të tjerë në garë, dhe reformim të thellë të ASH-së, në të kundërt qeveria do të presë buxhetin për Akademinë e Shkencave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *