Në raundin e tretë dhe të fundit të konsultimeve që do të mbahen sot, presidenti Italian Sergio Mattarella do të vendosë nëse do të ketë një qeveri koalicioni apo do të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.

 

Mattarella do të jetë në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e forcave kryesore politike, në përpjekjen e fundit për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Pesë Yjet dhe socialdemokratëve. Por edhe një koalicion mes lëvizjes 5 Yjet dhe partisë Lega Nord nacionaliste është i mundshëm. Por për këtë duhet të tërhiqet Silvio Berlusconi, i cili deri më tani nuk është treguar i gatshëm të largohet nga skena.

 

Ai mbërrin në këtë takim me një propozim të qartë. Jo një qeveri teknike, por një qeveri politike tranzicioni në koalicion me Lëvizjen 5 Yje, me afat deri në dhjetor të 2018 dhe me objektiv zgjidhjen e problemeve më emergjente të vendit.

 

Pak orë para takimit me Presidentin Mattarella, lideri i 5 Yjeve, Luigi Di Maio i cili është përgjigjur pozitivisht këtij propozimi, por me kusht që kryeministri i kësaj qeverie tranziconi mos të jetë as Salvini, as Di Maio por një person i tretë i zgjedhur me konsensus mes tyre.

 

Për 5 Yjet, një kusht i rëndësishëm i arritjes së këtij pakti qeverisës, është mënjanimi i figurës së ish-kryeministrit Berlusconi nga drejtimi teknik i kësaj qeverie.

 

Edhe pse duket se më në fund mes Partisë Lega e Lëvizjes 5 Yje është gjetur gjuha e përbashkët, koalicioni i qendrës së djathtë, vazhdon të turbullojë ujërat duke e komentuar si të papranueshëm formimin e një qeverie tranzicioni.

 

Lideri i 5 Yjeve ka paralajmëruar se nëse dhe ky propozim dështon, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet, madje duke parashikuar edhe datën e zhvillimit të tyre më 24 qershor 2018.

 

Ne rast dështimi te përpjekjes se fundit, atëherë presidenti italian mund të vendosë një qeveri teknike që mund të miratojë buxhetin e vitit 2019 dhe të përgatisë zgjedhjet e reja në pranverën e ardhshme. Një mundësi tjetër është që kryeministri në detyrë, Paolo Gentiloni të vazhdojë të jetë në detyrë, por pa shumicë parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *