Një 27-vjeçar shqiptar mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri në Patras të Greqisë. Mediat greke raportojnë se humbi jetën Mario Mataj.

 

Ai u qëllua me plumb në kokë të hënën pasdite. I riu ishte mjaft i njohur në qytet, me një lidhje të gjerë shoqërore, ndoshta edhe sepse punonte prej një kohe të gjatë në restorant.

 

Si fillim 27-vjeçari u dërgua në spital, ku u luftua për ta mbajtur në jetë, por mjekët nuk ja dolën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *