Kombëtarja spanjolle e femrave fitoi Kupën e Botës të dielën, por vëmëndje mori një puthje në buzë. Ishte presidenti i Federatës, Luis Rubiales, që puthi një nga lojtaret, teksa mbahej ceremonia e ndarjes së medaljeve.

 

Ngjarja u pasua me një sërë polemika, ndërsa presidenti i Federatës kërkoi ndjesë për situatën e krijuar.

 

Ndërkohë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez komentoi këtë të martë puthjen në buzë të presidentit të Federates me lojtaren. Sanchez e konsideron si të pahijshme dhe të papranueshme të gjithë situatën.

 

“Lojtaret e ekipit të femrave kanë bërë gjithçka për të fituar, por është e vërtetë që ka pasur disa sjellje të papranueshme që tregojnë se në vendin tonë ka ende një rrugë e gjatë për të bërë për barazi, respekt dhe të drejtat e grave. Nuk mjaftojnë faljet. Rubiales duhet të sqarojë atë që pamë”, shprehet ai. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *