Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka sqaruar ndryshimet në Ligjin e ri për “Imigrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar” që do të hyjë në fuqi më 1 mars të vitit 2020 dhe se si mund të përfitojnë shqiptarët që duan të punojnë në Gjermani.

 

Përmes një video-mesazhi, ambasadori Zingraf theksoi se ky ligj do të ofrojë mundësi të reja për të kualifikuarit, në mënyrë që të pajisen shpejt me vizë.

 

Diplomati bëri me dije se është e rëndësishme që aplikuesit të kenë kualifikim profesional ose diplomë universitare që njihet nga institucionet në Gjermani.

 

“Në 1 mars 2020 hyn në fuqi ligji për Imigrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar. Zgjeron mundësitë të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë. Për të përfituar është e rëndësishme që kualifikimet të njihen nga institucionet gjermane dhe më pas të aplikoni për vizë. Për aplikuesi shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare, koha e pritjes është më shumë se një vit.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *