47 punonjës të spitalit “Elez Selimi” në qytetin e Pukës kanë protestuar mëngjesin e së premtes, kundër largimit puna. Ata thonë se vendimi i ministri Beqaj është i padrejte. Infermierët dhe sanitaret e pushuar thonë se largimi i tyre është për shkaqe politike dhe jo për probleme profesionale. Ata kërkuan që arsyeja e shkarkimit t’u komunikohet ne rruge zyrtare, ndërsa shprehen pakënaqësi edhe per mungesën e mbështetjes nga sindikata.