Pavarësisht tërmetit 7.4 Rihter që goditi Tajvanin herët të mërkurën, rrokaqielli ” Taipei 101″ në qendër të kryeqytetit të vendit mbeti i paprekur, ashtu siç parashikonte ndërtimi i tij.

Ndërtesa 509 metra e lartë ka një strukturë të veçantë brenda saj që redukton lëkundjen me 40% gjatë tërmeteve, gjithashtu dhe në ditët me erëra të forta.

Struktura është një top çeliku me peshë 660 tonë që është vendosu brenda ndërtesës, në katin e 92-të, si një lavjerrës.

Sa herë që ndërtesa lëviz në një drejtim, topi i çelikut lëviz në drejtim të kundërt dhe kështu ruan ekuilibrin e përgjithshëm të ndërtesës, transmeton Daily Mail. Në këtë mënyrë rrokaqielli lëkundet, por nuk mund të rrëzohet.

Në videon më poshtë shihni se si u soll sfera gjatë tërmetit 6.8 Rihter në 2022

Ky është një  sistem amortizimi pasiv”, që do të thotë se funksionon pa asnjë forcë apo kontroll të jashtëm, vetëm gravitetin dhe lëvizjen e ndërtesës.

Ndërkohë, pistonët hidraulikë nën sferën masive thithin dhe shpërndajnë energjinë si nxehtësi.

Siç shpjegon për Dail Mail Dr Agathoklis Giaralis, një profesor i dinamikës strukturore në qytetin e Londrës, topi prej çeliku i “Taipei 101” funksionon në një mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionojnë amortizatorët e makinave.

Rrokaqiejt moderne janë ndërtuar për të qenë fleksibël, veçanërisht ato në zonat e tërmeteve si Tajvani, shpjegon për Daily Mail profesor Anthony Darby i Universitetit të Bath.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *