Deklarata vjetore e të ardhurave konsiderohet si një nga deklarat më të rëndësishme edhe pse në vendin tonë me informalitet të lartë individët nuk ia dinë rëndësinë.
Eksperti fiskal Edvin Stefani thotë se ky është një detyrim ligjor, i çili nuk i ngarkon individët me detyrim shtesë në pagesë, ndaj nuk ka arsye pse të mos plotësohet.
“Çdo individ që ka për detyrë që plotsojë dekratrën vjetorë, nuk ka arsye të shqetësohet, pasi nuk ngarkohet me detyrim shtesë. Pagesë kanë vetëm ata që janë të dy punësuar. Në çdo rast çdo shërbim i çaktuar tatohet në burim,ndaj individët që janë subjekt për herë të parë i kësaj deklarate nuk duhet të shqetësohen”, sqaroi Edvin Stefani gjatë një interviste për emisionin E-ZONE
Por pse është kaq i rëndësishme deklarimi i të ardhurave?
Deklarimi i të ardhurave në një farë mënyrë është një ligjërim i pasurisë së individit. Nëse neser një individ do të hapë një biznes, do të marrë një inisiativë të blejë një shtëpi, apo çdo nismë tjetër që kërkon para, do të pyetet nga administrata tatimore mbi burimin e shpenzimeve që do të bëjë. Duke deklaruar të ardhurat çdo vit, ai do ta ketë të lehtë të justifikojë çdo shpenzim që bën.
Deklarimi i të ardhurave nëse do të bëhej me seriozitet nga të gjithë, do të “shpëtonte” sot me dhjetra njerëz të drejtësisë të çilët nuk e kanë kaluar vetingun, pasi nuk justifikonin pasurinë. Në çdo rast administrat tatimore nuk e ka të lehtë të verifikojë çdo deklaratë. Verifikimi do të bëhet mbi bazë rrisku të individëve.





