Subscribe

Kur komisionet hetimore janë molla e sherrit mes qeverisë dhe opozitës, socialistët depozitojnë propozimet e tyre për ndryshime në ligjin për ngritjen e tyre.

 

Në emër të PS, deputetja Ermonela Felaj tha se ndryshimet përfshijnë pikat më kryesore që çojnë në ngritjen e një komisioni hetimor që nga çështjet që duhet të t’i nënshtrohen hetimit parlamentar, objektit dhe dëshmitarëve.

 

Në projektligjin e propozuar nga socialistët Ermonel Felaj thotë se janë reflektuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që çojnë në ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore brenda kornizës kushtetuese.

 

ERMONELA FELAJ

DEPUTETE E PS

 

“Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mira ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme”, ka nënvizuar ajo.

 

Opozitën e fton që të diskutojnë bashkë me propozimin e socialistëve edhe  dy të deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho.

Në janarin e këtij viti përpjekja e socialistëve për një komision Ad-Hoc për hartimin e një ligji të ri për “hetimorët” nuk u materializua asnjëherë. Angazhimi i socialistëve për të ndryshuar ligjin pas 20 vitesh vjen në një çast kur opozitës i janë refuzuar tetë kërkesa për të hetuar nga udhëtimet me çarter të kryeministrit Edi Rama, koncesionet në shëndetësi e deri te ndërhyrjet e dyshuara në sistemin “TIMS”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *