Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë nisur këtë të enjte zyrtarisht fushatën elektorale.

Ndryshe nga mbështetësit e PD, të cilët janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, duke kundërshtuar masat antiCovid, socialistët kanë zgjedhur një ndarje të madhe. Ata kanë shmangur grumbullimet, duke qëndruar në distancë nga njëri-tjetri.

Fushatën e socialistëve e çeli drejtuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ku tregoi arsyet pse zgjodhi t’i bashkohej kësaj force politike.

“Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur që politika të sillej më mirë me Shkodrën, e kam fjalën edhe për PS, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit për këtë qytet.,. Shkodra është unike, i ka të tëra, lumin, liqenin, detin dhe malin. Ka ardhur koha të besojmë PS, për t’u bërë edhe Shkodra, si Korça, Vlora, që janë transformuar. Ndaj miqtë e mi shkodranë, ju them kurajo sepse e keni vetë në dorë të bëni Shkodrën të ardhmen tonë, ashtu siç e gjithë Shqipëria.”

Nga ana tjetër, kandidatja e PS në Durrës, Milva Ekonomi u shpreh se në mandatin e tretë do të përfundohet rindërtimi, me qëllim heqjen e çdo gjurme të tërmetit.

“Në këto zgjedhje Rama kandidon për herë të parë në Durrës ai do të vijë me një projekt siç erdhi në Vlorë. Për të përfunduar rindërtimin për të hequr çdo gjurmë të tërmetit dhe për të pasur një pranverë të begatë. Unë dua të bjë një ape, të veçantë për të gjitha vajzat e Durrësit por edhe t ëShqipërisë. PS ka bërë shumë për të gjitha nënatpër gratë kryefamiljare, për gjyshet dhe do të bëjë shumë për çdo grua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *