E enjte, 19 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shoferja humb kontollin e mjetit në Bulqizë dhe përfundon në kanal

Një automjet tip “Golf” doli nga rruga këtë të mërkurë në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”, duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Mjeti drejtohej nga një zonjë e cila fatmirësisht ka dalë pa lëndime serioze ndërsa ka marrë asistencën e nevojshme nga ekipi mjekësor i cili mbërriti në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë