Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më...

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt,...

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në...

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje dramatike nga...

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9 person

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake...

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Departamenti i Arsimit publikon prioritet 2025-2029, Berisha: Arsimi do të ketë mbështetjen më serioze nga qeverisja e PD

29 Maj 10:47

Departamenti i Arsimit në takimin e punës me liderin e opozitës, Sali Berisha, paraqiti planin për hartimin e Programit të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor për vitet 2025-2029, i cili është përgatitur nga specialistë të arsimit, pedagogë e mësues, studentë, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe me mbështetjen e ekspertëve të huaj të politikave të sistemit edukativ dhe të kërkimit shkencor.

Berisha vuri theksin tek rritja e fondeve për kërkimin shkencor dhe rritjen e domosdoshme të pagave të arsimtarëve dhe pedagogëve.

“Duhet të jetë program që të shënojë një kthesë të madhe në trendin aktual të rënies së lirë të arsimit në Shqipëri. Ky program i cili duhet të fillojë me ciklin parashkollor dhe të përfundojë me ciklin pasuniversitar. Do të ketë mbështetjen më të fuqishme financiare nga qeveria e ardhshme”, tha Berisha.

Ai u zotua se do të rrisë rrogat e arsimtarëve dhe në mandatin e parë nuk do të ketë rroga nën 1mijë e 300 euro në arsimin shqiptar.

“5 % e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1mijë e 300 euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit”, tha Berisha.

Gara e dijes është gara më e pandalshme por gara më e sigurt që sjell zhvillimin tërësor të një vendi dhe një kombi, theksoi ish-kryeministri.

“Pa kërkim shkencor universitetet nuk mund të ekzistojnë. Pa arsimin profesional shoqëria nuk i përgjigjet dot kërkesave të tregut dhe do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime. Ne në synimet dhe objektivat tona do të shndërrojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Ne synojmë një arsim i cili jo vetëm të edukojë vlerat më të larta të lirisë dhe qytetërimit por edhe dijet më të arrira të fushave më të reja”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se kërkimi shkencor sot nuk ekziston.

“A mund të imagjinoni ju universitete pa kërkim shkencor, por asgjë nuk e konsolidon universitetin më shumë se kërkimi shkencor. Dhe tani pothuajse janë inekzistente.

Nuk kanë qenë kurrë. Me vjen keq ta them këtë. Edhe në diktaturë, në çdo kohë të saj. Fakultetet kishin fondin e kërkimit shkencor. Kjo që ka ndodhur është një mënzyrë e vërtetë por unë shoh se programi në vija të përgjithshme u jep përgjigje këtyre çështjeve kryesore”, përfundoi ai./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Arsimi Program Sali berisha

Nga e njëjta kategori

“Gen Z nuk kërkon vetëm rrogë”, Studimi zbulon çfarë duan të rinjtë nga puna

më shumë...

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më pas vr*t veten! Zbulohet pista tronditëse

më shumë...

Kontrolle në Tiranë, policia sekuestron armë të ftohta dhe drogë, shoqërohen 6 persona

më shumë...

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit, Kardinali Ernest Troshani mban Meshën në burgun e Spaçit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:17

“Gen Z nuk kërkon vetëm rrogë”, Studimi...

12:37

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6...

12:25

Kontrolle në Tiranë, policia sekuestron armë të...

12:06

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit,...

11:59

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni...

11:42

Belshi kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët në...

11:28

Reforma Territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën,...

11:09

Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë...

11:02

Skadon sot afati për kompensimin e naftës,...

10:45

U kapën me 5 kg kanabis në...

10:30

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari...

10:15

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar...

10:09

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje...

10:01

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9...

9:39

Vijon zjarri në Palasë, helikopteri ndërhyn nga...

8:40

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e...

8:19

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për...

8:05

Temperatura deri në 41 gradë Celcius, si...

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë t...
  • “Shehu nuk i jep llogari as Dumanit as Brahos…”, Cakra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.