Subscribe

 Në mesin e mjekëve kosovarë të ardhur në Kukës për t’u vaksinuar, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pasi ky i fundit publikoi hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb. Këtë pamje që kreu i shtetit serb e shpërndau në rrjetet e tij sociale, Edi Rama e etiketoi si:

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në “Facebook”.”

Aleksandër Vuçiçit i bëri të qartë se Shqipëria dhe Kosova janë të pandara nga njëra-tjetra. Me gjithë mospajtimet mes Tiranës dhe Prishtinës, për Shengenin Rajonal, në të tashmen tha Edi Rama, të dy shtetet shqiptare janë një.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“E ardhmja dihet se cila është, për atë ëndërrojmë dhe punojmë të gjithë. Kemi qasje të ndryshme nganjëherë sesi shkohet tek e ardhmja, por në të tashmen jemi të gjithë një.”

Pavarësisht reagimit nga faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç nuk është tërhequr. Fotoja e hartës së Kosovës mbuluar nga flamuri serb vazhdon të jetë në llogarinë e tij në rrjetet sociale. I palëkundur në provokime, ato janë shpeshtuar që pas arrestimit të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tanimë në pritje të seancës gjyqësore në Hagë për akuzat krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *