Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi publikoi një mesazh që sipas tij, tregon kërcënimin e mësuesve me largim nga puna.

Boçi u shpreh në “Facebook” se ata mësues që nuk janë aktivë në administrimin e testeve të maturës, rrezikojnë vendin e punës me urdhër të Ministrisë së Arsimit.

“Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit. Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit. E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna. Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve. Më turp e zi s’ka ku të shkojë. Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë. Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *