E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Prova e tretë për demarkacionin

Komisioni për Punë të Jashtme me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar ndryshimin e Ligjit për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ndryshimet kanë ardhur pas një konsensusi mes partive të koalicionit qeverisës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Reklamë

Në këtë ligj përfshihet Marrëveshja e Vjenës, deklarata e përbashkët e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, si dhe raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin. Ndryshimi që i është bërë ligjit është fjala “për orientim” që vlen për raportin e Bulliqit.

 

Reklamë

Kuvendi i Kosovës e pezulloi seancën për t’i lënë vendin punës së Komisionit të Punëve të Jashtme, por në një lajmërim të dytë u bë e ditur se seanca e jashtëzakonshme është shtyrë sërish dhe pritet të mbahet javën e ardhshme.

 

Të pranishëm sot në kuvend ishin vetëm 62 deputetë ndërkohë që për kalimin e marrëveshjes duhen të paktën 80 vota. LVV mbajti sërish qëndrim kundër votimit të demarkacionit.

Më shumë video

Reklamë