Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nxori në rrugë qindra shkodranë, në një protestë qe përfundoi me sulme të dhunshme ndaj selisë së partisë socialiste.

Një grup minorenësh, të mbështetur dhe nga të rinj të tjerë, shkatërruan me gurë se sende të tjera dritaret dhe hyrjen e zyrave të socialistëve. Ata shkatërruan disa banderola, tabela reklamash dhe kazane plehrash, e më pas u vunë edhe flakën.

Pas shkatërrimeve, dhjetëra të rinj hynë Brenda selisë së partisë socialiste, duke plaçkitur e shkatërruar zyrat brenda saj.

Pas këtij moment policia ndërhyri, e ndihmuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Ato hodhën gaz lotsjellës, ndërsa turma iu përgjigj me goditje me sende të forta. Për pasojë një efektiv i shqiponjave mbeti i plagosur.

Për disa nga pjesëmarrësit kjo protestë është e vonuar.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi mori pjesë në protestën që prodhoi dhunë. Por ajo mohoi që protagonistët e sulmit nga selisë së PS të jenë shkodranë. Ajo tha se kishte njoftuar policinë për sulmon, duke ngritur pretendimin se ndërhyrja e uniformave blu ishte e vonuar.

Kjo e shtunë shënon ditën e katërt të tubimeve në shenjë proteste ndaj vrasjes nga policia të të riut 25-vjeçar Klodian Rasha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *