250 punonjës të një fasonerie në Vlorë protestuan këtë të martë për pagën e luftës.

Ata thanë se janë përjashtuar nga paketa e ndihmës pasi kompania nuk ka raportuar ne tatime. Të ndodhur në këtë situatë, punonjësit paralajmëruan përshkallëzim të protestës pasi nuk mund ta përballojnë dot jetesën.

Ata i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjë dhe t’i jap zgjidhje problemit. Prej disa ditësh qindra punonjës te bizneseve fason protestojnë ne te gjithë vendin duke kërkuar pagën e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *