Subscribe

Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve deklaruan se nuk do të ndalen me kërkesat e tyre dhe se do të përshkallëzojnë tubimet, duke u organizuar çdo ditë e duke u ulur në sheshe nëse qeveria nuk reagon.

 

Grupet e interesit e shohin me shumë shqetësim krizën aktuale të shkaktuar nga lufta Rusi – Ukrainë. Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka tregon se deri më tani janë marrë politika të gabuara që kanë sjellë braktisjen e bujqësisë.

 

EDUART SHARKA
KREU I SINDIKATES SE FERMEREVE

Ky sektor ka probleme dhe nuk janë zbatuar politikat e duhura. Ne i kemi paraprife kësaj krize, këto politika kanë bëre që fshati e bujqësia të braktiset, fermeret po leme investimet e tyre dhe po ikin nga Shqipëria.

 

Alarm dhe skepticizëm ka edhe në turizëm. Përfaqësues të këtij sektori sqarojnë se kjo është një krizë paniku më shumë se një krizë lufte. Në këto kushte, biznesi mund të shkojë drejt kolapsit.

 

FLORA XHEMANI BABA
SEKTORI I TURIZMIT

Kjo krizë që po përjetojmë këto ditë nuk është fare kriza e luftës. Kemi krizë paniku që duhet ta kontrollojë qeveria. Në vend të përhapjes së panikut, qeveria duhet të ketë një qasje tjetër. Nëse vetë qeveria thotë se kemi krizë është e padiskutueshme që kjo do reflektohet edhe në biznese edhe në popullsi.

 

Protesta për rritjen e çmimeve vijon të shtunën në orën 11:00, duke nisur fillimisht nga sheshi “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas në sheshin para Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *