PD, drejt revoltës apo revolucionit? Kjo është tema e kësaj të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
I ftuar avokati Kujtim Ibraj u shpreh se protestat janë të domosdoshme dhe të shëndetshme për funksionimin e demokracisë, por theksoi se niveli i dhunës lë shumë për të dëshiruar.
Ai vlerësoi se Partia Demokratike ndodhet aktualisht në një fazë riorganizimi dhe mbledhjeje forcash. Ibraj shtoi se PD-ja duhet të ulet në dialog me aleatët e vegjël.
“Protestat janë të shëndetshme për demokracinë. Sa i përket dhunës, lë shumë për të dëshiruar. Ende nuk jemi mësuar as të mos ushtrojmë dhunë ndaj policisë, por as ndaj qytetarëve. PD është në fazën e mbledhjes së forcave. Protestë e vërtetë ka qenë ajo kundër armëve kimike, ku u bashkuan të majtë e të djathtë. Data 20 shkurt mua më kujton diçka, është rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Lapaj dhe Shehaj e kanë mundësinë të bashkohen me PD-në. Unë besoj se PD duhet të ulet të bisedojë me aleatët e vegjël. PD në këto momente e ka të nevojshme këtë, sepse ka pasur përçarje dhe luftë të brendshme. Mendoj se tashmë lufta e brendshme ka mbaruar pothuajse. Por ende PD ka probleme, kemi Salianjin që bën takime. Çdo 6 muaj del nga një i tillë”, tha Ibraj.
/vizionplus.tv





