Opozita zhvillon këtë të hënë protestën e radhës kombëtare ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

 

Mbështetës së shumtë të opozitës, janë nisur nga rrethet me qëllim që t’i bashkohen protetës.

 

Kështu rreth 1500 militantë janë nisur nga qyteti Beratit në drejtim të Tiranës.

 

Ndërkohë që kreu demokrat ka kërkuar mbështetje masive nga të gjitha strukturat në këtë protestë. Ai ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë këtyre ditëve kryesisht, në Kavajë, Elbasan, Kamëz, Vorë e Durrës ku ka kërkuar nga strukturat angazhim maksimal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *