Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka nisur hetimet për një 61-vjeçar pas protestës së djeshme para bashkisë së Tiranës.

“Në lidhje me aktet e ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, u arrestua shtetasi  M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njofton policia.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Protesta e djeshme para bashkisë së Tiranës u shoqërua me  përplasje fizike dhe hedhje molotovësh.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi protestën, po pjesëë e saj u bënë edhe këshilltarë bashkiakë të opozitës, përfaqësues të Rithelemelimit dhe të Lartisë së Lirisë.

Ndërsa po mbaheshin fjalimet, tubuesit sulmuan sërish me molotovë dhe sende të forta godinën e Bashkisë.

Belind Këlliçi tha se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Erion Veliajt.

Një tjetër përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë ndodhi kur disa nga Këshilltarët Bashkiakë tentuan të futeshin brenda godinës. Tedi Blushi arriti që të kalonte kordonin metalik dhe të qëndronte mes policëve me flamurin kombëtar në duar.

Protestuesit i kërkuan policisë që të tërhiqej dhe të lironte hyrjen për në bashki. Gjatë këtij momenti disa qytetarë arritën që të çanin kordonin me barrierat metalike të vendura për perimetrin e sigurisë.

Në përfundim të protestës, hetuesit e policisë nisën inspektimin në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe identifikimin e personave që ushtruan dhunë dhe hodhën molotov.

Ditën e djeshme, blutë e Tiranës arrestuan edhe dy persona të tjerë që ishin shpallur në kërkim në lidhje me protestën e datës 19 prill./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *