Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 February 2026
Vizion fokus

Protestat e opozitës, Ibraj: PD me Berishën non-grata nuk...

Vijojnë largimet nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, jep...

“Neni Basha” përplas Grimcin dhe Qiraxhin në Quo Vadis

“Protestat janë të shëndetshme për demokracinë”, Ibraj: PD-ja duhet...

A pati dhunë në protestën e PD? Eksperti i...

Protestat e PD-së, Shkurti: Ramës i pëlqen kjo zhurmë!...

Protesat e opozitës, debat në Quo Vadis/ Grimci: Protesta...

Grabitja me armë e një banke të nivelit të...

Grabitja e bankës, Shkurti: Më kujtoi 97-ën! Niveli i...

Grabitja e Bankës, Qiraxhi: Vjen nga pabarazia që është...

Protesat e opozitës, debat në Quo Vadis/ Grimci: Protesta nuk ishte e dhunshme! Qiraxhi: I vutë flakën protestuesit tuaj

12 Shkurt 21:53

Protesta e opozitës të martën që lamë pas ka shkaktuar sërish debat në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, këtë të enjte në Vizion Plus.

Për avokaten dhe kryetaren e PD, Dega 1 në Tiranë, Eda Grimci, protesta ishte paqësore dhe molotovi i hedhur nga qytetarët kishte për qëllim vetëm institucionet. Sipas saj, kjo është një formë revolte.

Por për përfaqësuesin e “Qendresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, protesta ishte e dhunshme.

Pjesë nga biseda:

Qiraxhi: Pse përdorni molotov?

Grimci: Molotovi është formë proteste.

Qiraxhi: Është e dhunshme?

Grimci: Është formë dhune, por nuk është ndonjë krim i madh. Të godasësh institucionet është një formë revolte.

Qiraxhi: E bën kjo protestën të dhunshme?

Grimci: Është një revoltë qytetare.

Qiraxhi: Mund ta quajmë festiv molotovin?

Grimci: Festiv ka qenë 1 Maji në komunizëm. Po të vini në protestë, do ta kuptoni.

Qiraxhi: Unë dua të kuptoj si të vij në protestë: si paramilitar, të marr gjyshen apo të bëj palestër?

Grimci: Nuk keni nevojë t’i vini në ndihmë protestës në atë mënyrë. Duhet t’i vini në ndihmë duke protestuar.

Qiraxhi: Unë nuk di të jetë dëmtuar ndonjë qytetar.

Grimci: Nëse nuk ju thotë njeri, keni të drejtë.

Qiraxhi: Nëse protesta ka benefite politike, i merrni ju; nëse ka arrestime, i merr qytetari.

Grimci: Këtu gaboni. Nuk mund ta konsideroni protestën revoltë.

Qiraxhi: E organizon një parti politike.

Grimci: Edhe protestat tuaja politike kanë qenë.

Qiraxhi: Po.

Grimci: Prandaj keni nga 50 veta në protestë. Keni zgjedhur aktorë politikë.

Qiraxhi: Kur shoqëria civile bën protestë në rrugë, i vetmi aktor politik është opozita ligjore.

Grimci: Ju keni bërë protestë te Ministria e Arsimit, keni gjuajtur me vezë. Si e quani këtë protestë?

Ibraj: Veza paqësore është.

Qiraxhi: Ju jeni avokate, duhet ta dini çfarë janë ngjyrat dhe zjarri. Ju i vutë vetë zjarrin protestuesve tuaj.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
grimci PD Protesta qiraxhi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protestat e opozitës, Ibraj: PD me Berishën non-grata nuk frymëzon

më shumë...

Vijojnë largimet nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm

më shumë...

“Neni Basha” përplas Grimcin dhe Qiraxhin në Quo Vadis

më shumë...

“Protestat janë të shëndetshme për demokracinë”, Ibraj: PD-ja duhet të ulet të bisedojë me partitë e vogla

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:45

Protestat e opozitës, Ibraj: PD me Berishën...

10:31

Vijojnë largimet nga qeveria e kryeministrit Keir...

10:24

“Neni Basha” përplas Grimcin dhe Qiraxhin në...

10:12

“Protestat janë të shëndetshme për demokracinë”, Ibraj:...

10:09

A pati dhunë në protestën e PD?...

10:03

Protestat e PD-së, Shkurti: Ramës i pëlqen...

9:53

Protesat e opozitës, debat në Quo Vadis/...

9:39

Grabitja me armë e një banke të...

9:30

Grabitja e bankës, Shkurti: Më kujtoi 97-ën!...

9:27

Grabitja e Bankës, Qiraxhi: Vjen nga pabarazia...

9:18

Grabitja e Bankës, Softa e paralajmëroi në...

9:05

Ekstradohet në Shqipëri vëllai i Suel Çelës,...

8:58

Tensionet në Kuvend, analisti: Sa herë flet...

8:37

E rëndë në Itali, 58-vjeçari vret nënën...

8:15

Osmani takon të Ngarkuarën me Punë të...

7:50

Netanyahu: Trump po krijon kushtet për një...

7:27

BE ashpërson ligjet për azilantët

7:14

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së:...

6:42

Hidhet shorti i Nations League, ja kundërshtarët...

6:33

Bruno Retailleau do të kandidojë për president...

Më të klikuarat

  • Dashuri, rikthime dhe surpriza! Meri Gjini paralajmëron ndry...
  • U rrëzua aksidentalisht nga skela, ndërron jetë 50-vjeçari n...
  • EMRI/ Kush është personi që tentoi të grabiste bankën në Tir...
  • E premtja e 13 shkurtit, ditë e keqe? Jo për këto tri shenja...
  • Prej Hënës në Shigjetar, këto 3 shenja të zodiakut do jenë m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.