Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka kërkuar këtë të enjte në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje.

Ai propozoi që pedofilët të varen në mes të qytetit, pas meritojnë të “zhduken nga faqja e dheut”.

“Kemi parë një nismë që është marrë nga zonjat kolege dhe është për manifestimin në orën 16:00 për fëmijërinë e vjedhur. I bëj thirrje zotit Balla, kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje, se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë por të zhduket nga faqja e dheut. Nuk na duhet as BE e asgjë, këta maskarenj duhet të varen”, u shpeh Valteri.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi deklaroi se sot do të ketë një reagim nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini lidhur me abuzimin seksual ndaj një vajze 15-vjeçare në zonën e Babrrusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *