Prokuroria e Lushnjes ka caktuar sekuestrimin e pasurive të një shtetasi të hetuar në Çeki për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 

Bëhet fjalë për pasuritë në zotërim të E.S.

 

“Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.3 (75), datë 22.01.2022, ka vendosur: Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të përshkruara më poshtë:
• Objekt 2-kt, i ndodhur në Dhërmi, në kompleksin turistik “*”, me nr.G**;
• Pasuria Nr.104/*+-*, e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20m2, zona kadastrale 3**, Selitë, Tiranë;
• Pasuria Nr.104/*+-*, e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40m2, zona kadastrale 3**, Selitë, Tiranë.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *