E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për vrasësin e Artan Cukut

Mikel Shallari që sipas Prokurorisë është ekzekutori i ish-drejtorit te policisë, Artan Cuku, doli këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 24-vjeçari  u shfaq i qete duke mohuar gjithçka. Te vetmet fjale qe shqiptoi ishin përgjigjet per gjeneralitetet.

 

Pavarësisht kërkesës se mbrojtjes per caktimin e nje mase me te lehte, gjykata vendosi “arrest me burg” per Shallarin. Prokuroria theksoi se ka prova shkencore që e implikojnë te riun, në vrasjen e komisarit Artan Cuku mbrëmjen e 8 prillit 2017 në pallatin ku ai banonte në Tiranë.

 

Reklamë

Edhe pse materialet jane referuar ne Gjykate per pistën e gjakmarrjes, akuza pohoi ne sallën e gjyqit se hetimi po shkon paralelisht edhe ne pista te tjera. Provat e ardhura nga policia zvicerane përmes Europolit dhe analizat e ADN-së në rrobat e gjetura në vendngjarje, sipas akuzës, konfirmuan se ai qe ekzekutoi ish-zyrtarin e policisë ishte Mikel Shallari. Deri ne këtë faze te hetimeve 24-vjeçari ka mohuar çdo lidhje te tij me vrasjen.

 

 

Më shumë video

Reklamë