Subscribe

Plotësimi i parregullsive në prokura nuk mjaftoi që gjyqi ndaj Saimir Tahirit të vijoi normalisht.

Seanca e rradhës u shty për të 3-tën herë dhe arsyeja mund të cilësohet një rast i paprecedent.

Prokurorët e çështjes kanë humbur 3 procesverbale të lëtër porosive të mbëritura nga Italia mbi dëshmitë në gjuhën shqipe të Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj.

Pasi konstatoi mungesën e këtyre fashikujve në dosje gjykata i la kohë prokurorëve ti gjenin por pasi shkuan ne zyrë dhe kërkuan disa minuta, ata u kthyen duar bosh.

Në këto kushte seanca u shty për në datën 22 korrik ndërsa ish ministri i brendshëm la të kuptohet se zvarritja mund të jetë e qëllimshme.

Tahiri foli edhe për disa skenare të errëta kundër tij.

Sipas Tahirit në një komunikim që ka patur edhe me drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela ka marrë garanci se dosja është e saktë por këtë të mërkurë rezultoi e kundërta.

Ish ministri i brendshëm tha së këto dëshmi që kanë humbur janë në favor të tij e mëgjithatë ai kërkoi që gjyqi të vijoi.

 

Unë nuk e di, por edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të ndodhi që të humbasi letra në prokurori kur ka protokoll, kur ka një sistem, kur dihet kush i ka dërguar dhe kush i ka marrë. Unë nuk e di si mund të vazhdohet kështu dhe cfarë serioziteti është ky kur praktikisht prokuroria me këto letra kërkoi arrestimin tim në parlament. Kjo është qesharake. Unë nuk dua tja di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor. Nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël në fakt. Sepse kush ka qëllim për ta zvarritur ka gjetur një rrugë kaq banale, sa humbja e  letrave?! Unë shpresoj të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua ti vë emër. Unë heq dorë nga disa dëshmi që janë në favorin tim, por mjafton të mos shtyhet më. Procedim penal që nisi me kërkesë për arrestimin tim dhe sot letrat janë zhdukur, kjo është qesharake.Nuk ndodh as në dyqanin me të rëndomtë, e jo më në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është tepër i shtyrë gjyqi për herë të tretë, qesharake, poshtëruese për drejtësinë… Nëse letrat humbin në këtë mënyrë, Republika ka rënë”.

 

Tashmë pritet që të gjendet përkthimi I dëshmive, ose në të kundërt të ribëhetg përkthimi nga letra origjinale I dëshmive që kanë dhënë në Itali Moisi Habilaj dhe Nezar Seitaj,. Këta të fundit janë dënuar pak kohë më parë nga gjykata e Katanias për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *