Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një ngjarje të rëndë dhe të dënueshme kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se nevojitet një hetim të shpejtë për vendosjen para ligjit të kujtdo që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit.

 

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme. Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.”

 

Bajrami ka bërë kallëzim në Policinë e Permetit, pasi ka gjetur një fishek në dritaren e zyrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *