Subscribe

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar ti japë një hov të ri luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Ambasada amerikane  në Tiranë në një video-mesazh, bën të qartë se  Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion  e njohur ndryshe si SPAK, do të shënjestrojë abuzimet e zyrtarëve në nivelet më të larta.

 

 

AMBASADA E SHBA

 

Diteve te shkuara te zyrtareve te korruptuar dhe boseve te krimit  që ishin „te paprekshem“ po i vjen fundi.  Ditet e shkuara te „drejtesise selektive“ do te zevendesohen nga drejtesia per te gjithe. Nje trukture e re antikorrupsion po krijohet me mbeshtetjen e shteteve te bashkuara, e cila do te kete ne shenjester keta individe që ia kanë dalë të shmangin ndjekjen penale nepermjet kontrollit te emerimeve dhe lidhjeve personale. Struktura e posaçme antikorrupsion dhe krimi i organizuar ose SPAK do te funksionoje se shpejti, me tu ngritur do te shenjestroje korrupsionin e nivelit të larte. Shtetet e bashkuara jane te perkushtuara per te siguruar qe spak do te ngrihet dhe do te funksionoje ne menyre te pavarur. Përkrah partnerëve tanë, po vëzhgojmë për tu siguruar që çështjet e duhura do të trasëferohen në SPAK.

 

E ndërsa SPAK do edhe pak kohë që të nisë funksionimin, keshilltaret ligjore te ambasades po punojne me institucionet shqiptare te drejtesise dhe partneret nderkombetare per te zhvilluar themelet e kësaj strukture.

 

 

AMBASADA E SHBA

 

Po ndihmojme ngritjet e institucionit te SPAK-ut nepermjet praktikave transparente dhe do te mbeshtesim institucionin ne detyrat e tij te hetimit dhe ndjekjes penale. Po zhvillojne procedurat e brendshme te SPAK, keto rregulla do te ndertojne nje process te bazuar ne merite  dhe garanton promovime qe jane te lira nga nderhyrje politike apo ndonje lloj tjeter te papershtatshem, ofrojne mbikëqyrje për raste hetimore.

 

Synimi I Uashingtonit zyrtar është të sigurohen hetime , ndjekje penale me te mira dhe ti jepet fund pandëshkueshmërisë per korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

 

 

AMBASADA E SHBA

 

Kete vit po punojme nepermjet programit te partneritetit Nju Xhërsi/ Shqipëri per te identifikuar 35 prokurore dhe hetues nga Nju Xhërsi dhe federale per tu trajnuar mbi legjislacionin e ri pena shqiptar. Nga fillimi I vitit 2020 prokuroret amerikane do te ofrojne trajnim per spak per tu siguruar qe prokuroret e SPAK-ut i kane mjetet per te vene ne shenjester krimin dhe korrupsionin ne nivelin e larte.  

 

 

Vec investimit 2 milionë dollarë për ngritjen e SPAK, SHBA garanton se do të vazhdojë mbështetjen për punën e pavarur të kësaj strukture.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *