Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta e re...

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urimin: Gjithmonë...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave...

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një kuadër të...

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e...

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të Patrës, shkrumbohet...

Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me...

Proda nderon 6 efektivët që kapën autorin e ngjarjes së rëndë në Shkodër: Zgjodhën të veprojnë, jo të presin

16 Tetor 14:18

Policia e Shtetit ka nderuar sot gjashtë efektivë të saj me Certifikata për Shërbime të Dalluara, për reagimin e shpejtë dhe të guximshëm në kapjen e autorit të një ngjarjeje shumë të rëndë, të ndodhur më 8 shtator në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda u dorëzoi certifikatat punonjësve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit të Rendit Publik në Shkodër, me motivacionin:

“Për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtim të treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Policia e Shtetit:

Reaguan me vendosmëri, shpejtësi dhe guxim, duke kapur dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur me 8 shtator, në Shkodër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu akordon 6 punonjësve të Policisë, Certifikata për Shërbime të Dalluara.

Punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, Inspektor Samet Qotaj, Inspektor Arlind Mehmeti, Inspektor Rigers Sekja dhe Inspektor Kristi Koçeku, si dhe punonjësit e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Shkodër, Inspektor Izmir Lamkollari dhe Inspektor Xhuljo Hafëzi, u mirëpritën ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Drejtor Proda iu dorëzoi certifikatat e akorduara me motivacionin “Për merita të veçanta, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave, dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Certifikatat iu dorëzuan 6 punonjësve të Policisë, gjatë një ceremonie vlerësimi të organizuar për ta, në të cilën morën pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues Gentian Berberi dhe drejtues të lartë të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Drejtues Madhor Ilir Proda, ndër të tjera, u shpreh: “6 kolegët e DVP Shkodër vepruan me shpejtësi, me guxim dhe me përgjegjësi, si dhe bënë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mëngjesin e datës 8 shtator.
Në një moment kur rreziku ishte i lartë, këta efektivë zgjodhën të veprojnë dhe të përballeshin me agresorin e jo të prisnin. Me reagimin e tyre ata treguan se në Policinë e Shtetit ka burra e gra, djem e vajza që nuk kursejnë as jetën për të mbrojtur qytetarët.
Ky vlerësim është shenjë mirënjohjeje dhe respekti për ta, por edhe për çdo punonjës policie që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbron jetën, rendin dhe sigurinë publike. Çdo veprim i ndershëm, çdo akt guximi në shërbim, nuk kalon pa u vlerësuar.
Në muajt, javët dhe ditët e fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacione të rëndësishme kundër grupeve kriminale dhe individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, brenda dhe jashtë vendit. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt vendit tonë, shtetas të kërkuar për krime të rënda që fshiheshin në Dubai, Kolumbi dhe në disa vende të Bashkimit Europian. Gjithashtu, janë sekuestruar qindra armë zjarri, sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine, si dhe janë parandaluar dhjetëra ngjarje kriminale me pasoja të mundshme për jetën e qytetarëve.
Këto nuk janë thjesht shifra. Janë dëshmi e një policie më të fortë, më profesionale dhe më të besueshme, që tregojnë vendosmërinë tonë për të goditur krimin dhe për të mbrojtur e shërbyer qytetarët.”

Ndërkaq, Inspektor Kristi Koçeku, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, shprehu mirënjohje për Drejtorin e Përgjithshëm dhe për Drejtorin e Policisë së Shkodrës, për vlerësimin e dhënë për të dhe për 5 kolegët e tij. Gjithashtu, Inspektor Koçeku theksoi se certifikatat nuk ishin vlerësime personale, por vlerësime për punën e strukturave të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër. Koçeku u shpreh më tej se vlerësimi është motivim i madh për ta, për të vijuar përpara të palëkundur, si dhe për të qenë më pranë qytetarëve. Në përfundim të fjalës, Inspektori ftoi qytetarët që të kenë më shumë besim te Policia.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
proda

Nga e njëjta kategori

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta e re i shërben interesave elektorale të PS. Edhe qytetarët janë kundër

më shumë...

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën

më shumë...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk kemi as marrëdhënie me Moskën, s’na merr malli

më shumë...

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e Vlorës, zjarrfikësit në luftë me flakët, situata paraqitet e rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:13

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta...

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

11:18

Zjarret/ Situata në Ulëz vijon të mbetet...

11:18

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për...

11:12

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin...

11:04

Mbi 4 kg drogë nga Amerika për...

10:46

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Durrës, pranga...

10:45

Dhjetra hektarë tokë të djegura dhe banesa...

10:33

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një...

10:22

Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në...

10:13

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit...

10:04

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • “Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.