Një 26-vjeçar, pronar i një pike basti është proceduar nga policia e Fierit, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara, u konstatua se nuk e kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit. Blutë e Fierit bënë të ditur se i riu nga Ballshi akuzohet për “organizimin e lotarive të palejuara”, si dhe për “vënien në dispozicion te lokaleve për këto veprimtari”. 26-vjeçari kishte vendosur ne pronën e tij një tavolinë pokeri, si dhe një kuti me pajisje per te luajtur bixhoz. Për te dyja këto vepra penale, i riu rrezikon dënimin me gjobe deri ne 6 muaj burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *