Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna. Zëvendës drejtor i Klinikës e Vaksinave, Doran Fink kërkoi nga kompanitë të monitorojnë  më mirë pacientët që kanë një reaksion alergjik.

 

“Dy punonjës të kujdesit shëndetësor në Alaskë patën një reaksion alergjik disa minuta pasi morën vaksinën e Pfizer. Po vazhdojmë të hetojmë këto raste dhe të marrim parasysh të dhënat. Deri në këtë pikë nuk kemi informacion të mjaftueshëm për të bërë rekomandime përfundimtare.”

 

Drejtori i kompanisë, Tal Zaks tha se Moderna, ndryshe nga vaksina Pfizer, mund të qëndrojë 12 orë në temperatura të dhomës.

 

“Vaksina Moderna mund të qëndrojë deri në 12 orë në temperaturën e dhomës procesi i prodhimit nuk përdor produkte me origjinë shtazore ose njerëzore dhe nuk përmban konservantë ose ndihmës, shkalla e efikasitetit të vaksinës për infeksionin simptomatik Covid-19 ishte 94.1%, me një interval besueshmërie prej 95%.”

 

Ndërkohë Bashkimi Europian deri më tani ka blerë nga kompania amerikane Moderna, 160 milionë doza të vaksinës së saj që rezultoi 94.5 % efektive. Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka bërë të ditur se në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor do të fillojë vaksinimi në të gjithë Bashkimin Europian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *