Subscribe

Ben ftohte dhe kushtet ne çadra nuk janë me te mirat, por per protestuesit e opozitës qëllimi per te cilin jane ngujuar dhe mbështetja mes njerëzve per kauzën e tyre, jane te mjaftueshme per te përballuar veshtiresite. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është nje nga personat qe kaloi natën e dyte ne tendat e ngritura ne sheshin “Skënderbeu”.

Një natë e zakonshme, pak më vështirë për shkak të kushteve atmosferike, por megjithatë njerëzit qëndruan këtu dhe faleminderit shumë për mbështetjen që po i japin kësaj kauze. Pavarësisht rrethanave atmosferike ka pas njerëz. Ishte ftoftë, por njerëzit për një qëllim të caktuar nuk i ndjejnë shumë temperaturat e ulëta.”

Ai shpreh vendosmërinë per te vijuar protestën kundër qeverise dhe thotë se zgjedhja e presidentit, e paralajmëruar per ditën e premte, nuk do te sjelle zgjidhjen e krizës politike.

“Kjo qe po vazhdojnë këta te bëjnë veç po e thellon krizën, nuk po e zgjidh problemin, sidoqoftë ne si opozitë na intereson me pas mobilizimi i masës, me i dhënë kundërshtim që këta me kuptu që nuk është zgjidhja te zgjedhja e presidentit, zgjidhja është te zgjidhja, ose zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Ata qe nuk mundin te kalojnë natën ne çadra, mbeshtesin opozitën gjate orëve te ditës.

Gezim Llapashtica:

Unë në mbrëmje nuk mundem të rri këtu, sepse ashtu e kam gjendjen shëndetësore, por prej mëngjesit, e shihni sot 8 është ora unë jam këtu në protestë. I kisha ftuar sa ma shumë qytetarë të vijnë në protestë se dihet për çka po bëhet protesta, se gjithë ato të meta që i ka bërë qeveria aktuale e sidomos Hashim Thaçi që ka qenë prej në Rambuje kur është ftu e tutje ai e ka marrë e ka fut në krahun e vet krejt shtetin e Kosovës.

Ne çadra shërbehet çaj dhe kafe per rreth 1 mije vetë, ndërsa njerëzit përpiqen te ngrohen ne zjarret e ndezura gjate orëve te natës, kur temperaturat janë edhe me te ulëta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *