Don Giuseppe Berardelli, prift 72-vjeçar nga Casnigo (Bergamo) hoqi dorë nga respiratori që ishte blerë për të dhe ja dha atë një pacienti tjetër të ri.

 

Ai ishte i prekur nga koronavirusi, por vendosi të sakrifikonte veten për një pacient tjetër më të ri, po ashtu i prekur nga COVID-19. Prifti nuk e njihte fare të riun, por kjo nuk e pengoi të bënte gjestin prekës.

 

Don Giuseppe Berardelli vdiq në spitalin Lovere. Të paktën 30 priftërinj vdiqën në Itali për shkak të pandemisë Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *