Subscribe

Një ditë pas vizitës në Shqipëri dhe në maqedoninë e veriut, Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen u ndal nw kosovë .Ursula Von der Leyen  u takua fillimisht me presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin albi kurti. Një ndër cështjet kryesore që u diskutuan ishte situata e krijuar në veri.

 

Udhëheqësja e Komisionit Evropian do të qëndrojë në prishtinë në një vizitë një ditore, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

 

Ndërkohë prej dhjetë ditësh,dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jënë të bllokuara nga protestuesit serbë që kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

 

Anëtarët e njësisë speciale të Kosovës po qëndrojnë në këto pika, ndërkohë që është shtuar edhe prania e pjesëtarëve të KFOR-it.Protestuesit kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe makina, ndërsa qëndrojnë në tenda.

 

Nga ana tjeter delegacionet e dy vendeve, Kosovë-Serbi, do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për situatën e tensionuar në veri.

 

Të dy palet do bisedojne ne fillim me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa diskutimeve pritet t’u bashkohet edhe Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *