Donald Trump reagoi ndaj investigimit të prestigjiozes “New York Times”qe shkruante presidenti kishte përdorur metoda të dyshimta për t’iu shmangur taksave, duke rritur ndjeshëm pasurinë e tij.

 

“Gjëra të vjetra, të mërzitshme dhe të dëgjuara më parë”, shkruan Trump në reagimin e tij në Twitter.

 

Ai sqaron më tej se pasuria iu shtua për shkak të pronave të patundshme dhe se ishte ai vete qe krijoi suksesin financiar. Investigimi i “New York Times” tregon se Trump përfitoi rreth 413 milionë dollarë nga babai i tij.

 

Por ai ndërtoi një skemë e cila e uli vlerën e pronave të patundshme, në mënyrë që të paguante më pak tatime.

 

Edhe shtëpia e bardhë ka reaguar duke thënë se besueshmëria e “New York Times” dhe e të gjitha gazetave të tjera, është më e ulëta e të gjitha kohërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *