Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte ndryshimet shtesë të bëra për ligjin e ndalimit të Lojrave të Fatit.

 

Kreu i Shtetit, e dekretoi ndryshimin e ligjit pas vendimit të marrë nga qeveria Rama, vendim i cili mbyll pas 1 janarit te gjitha pikat e bastit në vend.

 

Ligji për lojrat e Fatit është miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës dhe parashikon jo vetem mbylljen e pikave te basteve, por edhe zhvendosjen e kazinove jashte zonave te banuara ose ne hotele me 5 yje.

 

Ky vendim ishte një lëvizje ekstreme e qeverisë kundër industrisë së kumarit tepër problematike në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *