Subscribe

Dy ditë pasi dha dorëheqjen nga kreu i SHISH, Presidenti i republikës Ilir Meta ka dekretuar largimin e Visho Ajazi Lika nga kjo detyrë.

 

Dekreti është publikuar në faqen e presidencës këtë të mërkurë.

 

Vendimi i Metës vjen pas dorëheqjes që paraqiti vetë drejtori i shërbimit sekret. Burime zyrtare pranë Kryeministrisë bënë të ditur se ai kishte dorëzuar letrën e largimit që të premten e kaluar, duke mos pranuar më të qëndrojë në këtë detyrë.

 

Ndërkohë, të hënën Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh në zyrën e Presidentit.

 

Gjatë takimit shefi i qeverisë i paraqiti si propozim presidentit Meta emrin e zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, për në krye të SHISH.

 

Por ky emërim nuk është dekretuar ende nga presidenti Meta.

 

Visho Ajazi Lika u emërua në postin e kreut të SHISH në gusht të vitit 2012, duke qëndruar në krye të kësaj detyre për 5 vjet.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *