Subscribe

Ilir Meta zgjodhi të mos dilte vet për të komunikuar kthimin në Kuvend të Buxhetit të Shtetit për vitin 2021, por ja delegoi këtë përgjegjësi Drejtorit të Kabinetit, Edmond Panariti.

Ky i fundit në argumentat e shumta të evidentuara nga Presidenca për kthimin e buxhetit, të parin renditi mungesën e fondeve të mjaftueshme për shëndetësinë.


EDMOND PANARITI

DREJTOR I KABINETIT I PRESIDENTIT

 

Nuk parashikohet ne buxhet nevoja e mbështetjes së trajtimit spitalor, ndërkohë që kemi pritshmëri për rritje të numrit të pacientëve që do të kenë nevojë në muajt në vazhdim për trajtimin spitalor. Nuk kemi të parashikuar para të mjaftueshme për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese, për blerjen e medikamenteve për të cilat kanë nevojë pacientet për t’u trajtuar.

 

Por Panariti ka renditur shkurtimisht vërejtjet e tjera të konstatuara nga presidenca në këtë buxhet.

 


EDMOND PANARITI – DREJTOR I KABINETIT I PRESIDENTIT

 

Shqipëria, ju e dini të gjithë, mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit në tërësi dhe atij të vogël në veçanti, kjo sigurisht pritej të reflektohej me një shtim të mbështetje financiare në projekt buxhetin e vitit të ardhshëm, gjë që nuk rezulton. Nuk janë të zbatuara rekomandimet e institucioneve ndërkombëtarë për të moszgjeruar projektet PPPP. Nuk ka objektiv për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit. Nuk është parashikuar në këtë projekt-ligj për uljen e varfërisë në grupet në nevojë. Nuk janë parashikuar fonde të mjaftueshme për zbutjen e borxhit publik, gjë që është  dhe detyrim ligjor.

 

E për të gjitha këto konstatime, kreu i shtetit është bazuar në 3 nene të kushtetutës, konkretisht nenet 4, 11 dhe 59, ku ky i fundit parashikon kompetencat kushtetuese të Shtetit për punësimin, shëndetin shëndetësor apo dhe ardhjen në ndihmë ndaj shtresave në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *