Subscribe

Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico deklaroi këtë të martë gjatë një konference për shtyp në Tiranë, se tani është momenti i duhur që Bashkimi Europian të hapë negociatat me Shqipërinë, pasi zgjerimi në Ballkan është një çështje strategjike.

 

ROBERTO FICO

PRESIDENTI I DHOMES SE DEPUTETEVE TE ITALISE

 “BE duhet të çojë përpara të gjithë procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë. Ka mbërritur momenti  që të çelë negociatat e anëtarësimit e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për italianët ka qenë një çështje thelbësore dhe besoj se sot është shndërruar dhe në një çështje strategjike, pikërisht zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipërisë, pra anëtarësimi i Shqipërisë.”

 

Gjatë një konference me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli, Fico shtoi se në parlamentin italian po diskutohet ligji për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për ata që lindin dhe mbarojnë një cikël të studimeve në shtetin fqinj.

 

“Komuniteti shqiptar në Itali është mëse i integruar dhe gjithashtu edhe niveli i sipërmarrjes së shtetasve shqiptarë është tejet i lartë dhe në këto ditë është duke u diskutuar në parlamentin Italian ligji mbi shtetësinë, që të gjithë ata të rinj që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor do mund të përfitojnë shtetësinë italiane.”

 

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Roberto Fico takoi edhe presidentin Meta si dhe kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, me të cilët vijoi diskutimet mbi anëtarësimin e vendit në BE dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *