Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë...

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca me Ramën...

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin...

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Presidenti Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit

11 Prill 13:25

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti publik “Kadri Zeka” i Gjilanit.

Përtej vlerësimit personal, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë nderim një përgjegjësi për të mbështetur me çdo formë të mundshme atë që ky universitet dhe çdo institucion shqiptar i arsimit të lartë përfaqëson dhe një përgjegjësi të përbashkët për arsimin dhe brezat e ardhshëm.

“Ne duhet të rrisim një brez të ditur, një brez me moral, një brez të aftë profesionalisht, me ndjenjën e përkatësisë, përgjegjësisë dhe interesit kombëtar”,  deklaroi Presidenti Begaj gjatë fjalës me rastin e pranimit të titullit “Doctor Honoris Causa”.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për shfrytëzimin e potencialeve për një arsim cilësor, për përgatitjen e njerëzve të aftë dhe me vlera dhe për investime në dije.

“Nëse duam të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme, një të ardhme të përparuar dhe një të ardhme të denjë për brezat që vijnë, nuk ka rrugë tjetër përveç edukimit cilësor.”   

Ndërsa renditi sfidat me të cilat përballet sot arsimi i lartë shqiptar, Presidenti Begaj i mëshoi domosdoshmërisë për përgatitjen e profesionistëve të zotë, njerëzve të ditur dhe me integritet.

“Nuk mjafton thjesht të kemi më shumë universitete, më shumë diploma apo më shumë programe studimi, por na duhen më shumë, më shumë njerëz të aftë. Na duhen më shumë shkencëtarë, më shumë sipërmarrës, më shumë mendimtarë dhe më shumë udhëheqës të përgjegjshëm, të cilët mendojnë për gjeneratën tjetër”.

Duke iu referuar ritmit me të cilin bota po ndryshon nga inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e përgatitjes së një shoqërie konkurrente.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit çmoi investimet në arsim si një mundësi e rëndësishme zhvillimi.

“Sot teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një filtër për ndarjen e kombeve: në ato që do të udhëheqin dhe ato që do ta ndjekin nga pas. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të jenë vetëm ndjekëse, nuk mund të jenë konsumatorë pasivë të dijeve dhe teknologjisë që prodhohet diku tjetër. Ne duhet të jemi kontribuues aktivë, por për këtë na duhet një rini e përgatitur, e arsimuar, e edukuar dhe e aftë, një brez që jo vetëm përdor teknologjinë, por që zhvillohet dhe krijon të ardhmen e saj”.

Duke iu referuar suksesit të shqiptarëve në mjekësi, në shkencë, art, teknologji apo diplomaci, Presidenti Begaj theksoi se ata ia dolën sepse investuan te vetja, te dija dhe vlerat e tyre.

“Çdo brez i shqiptarëve që ka ecur përpara, ka ecur përmes dijes, jo përmes fatit apo rrethanave të favorshme”, – nënvizoi Presidenti Begaj, duke e cilësuar këtë si leksionin më të madh për të ardhmen. Për të mos humbur këto mendje të ditura, Kreu i Shtetit bëri apel për krijimin e mundësive që investimi i tyre t’i shërbejë shoqërisë shqiptare: “Ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë një mjedis ku dijet dhe aftësitë të kthehen në veprim, në ndikim real për shoqërinë tonë. Një komb që ka një rini të shkolluar, është një komb që nuk mund të ndalet. Një komb që investon te rinia e tij, është një komb që shkon i sigurt drejt sukseseve dhe drejt arritjeve”.

Pas ceremonisë së pranimit të çmimit “ Doctor Honoris Causa”, Presidenti i Republikës, së bashku me drejtuesit e universitetit publik “Kadri Zeka”, mbolli një pemë në oborrin e rektoratit. Gjithashtu, Presidenti Begaj zhvilloi edhe një vizitë në shtëpinë muze të heroit Rexhep Mala.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj Çmim Gjilan

Nga e njëjta kategori

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ndëshkim maksimal autorit

më shumë...

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, zbardhet rendi i ditës

më shumë...

Tragjedia në Maliq, reagon policia: Efektivi i vrarë 34 vjeç! Si ndodhi përplasja me armë me 43-vjeçarin e dënuar me 10 vite burg

më shumë...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të drogës, vritet Enea Mekolli, efektivi i plagosur në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:27

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama:...

9:15

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca...

9:07

Tragjedia në Maliq, reagon policia: Efektivi i...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
9:05

Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
8:56

DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë...

8:41

FOTO/ 21 dhe 22 vjeç, këta janë...

8:23

Vritet efektivi gjatë operacionit në Maliq, një...

8:10

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe...

8:02

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”,...

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Vritet efektivi gjatë operacionit në Maliq, një tjetër i pla...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.