Subscribe

Pasvdekja e Presidentit e presidentit te SHBA-së George Washington bën që gruaja e tij Marta të ftojë në shtëpinë e saj, ish të dashurën e burrit. Një ballafaqim emocionesh mes dy vajzave, ku zbulohen fakte dhe ngjarje të reja, që do t’i ndryshojë jetët e tyre rrënjësisht.

Zbulimi i detajeve intime, por dhe intrigat e kreut të shtetit është bazuar në tekstin e dramaturgut kroat Miro Gavran, dhe vjen në Teatrin Eksperimental me regji të Andi Begollit.

Shfaqja e cila mbart gjatë gjithë kohës kthesa të forta dramatike vjen e interpretuar nga aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani, si dhe Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj dhe Greta Baçi.

Frikërat, pasiguritë, të rrahurat e shtuara të zemrës deri në dialogun e fundit të shfaqjes “Dashuritë presidentit”, do t’ju mbajnë të mbërthyer për gati dy orë në skenën e teatrit eksperimental nga data 11 prill./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *