Të paktën tre persona janë arrestuar për falsifikim parash në Elbasan, ndërsa është sekuestruar një shumë prej 11 mijë eurosh.

 

Në operacionin e koduar “Këmbyesit”, policia ndaloi shtetasit pranë fshatit Gostimë, ndërsa ka kapur në flagrancë shumën e parave që dyshohet se janë të falsifikuara.

 

Sipas uniformave blu tre personat “në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartëmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.”

 

Të prangosurit janë L.Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. A. Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe N. Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *