Policia dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Në pranga ra shtetasi me iniciale D.SH, 47 vjeç, banues në Tiranë.

 

Gjykata e Apelit në Venecia ne Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”.

 

 

“Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar shtetasin D.Sh. me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian” informoi policia e Tiranës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *