Dy skafiste nga Vlora janë arrestuar pas një operacioni të Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në afërsi të Brindizit, Itali.
Gjatë ndjekjes së mjetit lundrues, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det.
Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë.
Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.





