Reperja e famshme Cardi B ishte në shtrat me ish-të dashurin Offset kur postoi aksidentalisht një foto nudo në “Instagram”. Këngëtarja e ndau vetë lajmin të mërkurën në rrjetet sociale.

 

“Isha shtrirë në krevat. Dhe i them, Offset: Ndihem sikur…Unë do të bëj një fotografi, do të shtyp butonin dhe më pas do të ngarkohet. O Zot, o Zot, Offset, fotografia u ngarkua”, tha ylli 28-vjeçar.

 

Më pas ish-i dashuri i saj i pohoi se fotografia ishte postuar. Cardi B u pushtua nga paniku kur e kuptoi diçka të tillë. Ajo ishte e dehur pas festës së çmendur të ditëlindjes, kur e postoi foton nudo gabimisht.

 

Ndërkohë, Cardi B dhe Offset duket se janë sërish në një lidhje dashurie. Rreth një muaj më parë ajo bëri kërkesë për divorc, por duket se mosmarrëveshjet janë lënë pas.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *