Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën në Sheshin “Nënë Tereza” për të katërtën javë me radhë për t’i thënë jo vaksinimit të detyrueshëm, ndërsa brohorisnin “poshtë diktatura”, “trupi im, zgjedhja ime”.

 

Në këtë tubim nuk kanë munguar as tensionet. Në momentin që qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, forcat e policisë krijuan barrikadë në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke i penguar ata fillimisht, por më pas, rruga u la e lirë.

 

“Kush prek fëmijet, e pret plumbi”

 

 

Më herët, tubuesit antivaksinë kanë renditur arsyet se pse kundërshtojnë urdhrin  që detyron punonjësit e disa kategorive dhe studentëve të marrin dozat anticovid .

 

“Të dhënat personale nuk duhet të kërkohen nga drejtuesit e shkollave. Formulari nuk duhet të plotësohet as nga studentët. Nuk duhet të kërkohet informacion shëndetësor, që duhet të merret vetëm nga institucionet shëndetësore”, tha Altin Goxhaj.

 

Studentët tregojnë se kanë marrë njoftime nga fakultetet ku u kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, në të kundërt nuk do të pranohen në auditore.  Ata shprehen se do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur vendimin e tyre.

 

 “Ata na urrejnë, Zoti na do”.

 

Nuk ka munguar as zëri i fëmijëve në protestën kundër vaksinimit me detyrim.

 

“Unë nuk pranoj as ushqim me detyrim, jo më vaksinë.”

 

Tubuesit u bënë thirrje qytetarëve të ngrenë zërin ndaj këtij urdhri diktatorial duke mbrojtur lirinë e tyre. Ata kërkojnë përgjigje pse duhet të vaksinohen me detyrim, dhe pse qeveria po u shkel atyre të drejtat.

 

“Trupi im, zgjidhja ime. Një jetë kemi. Do e japim për fëmijët tanë.”

 

Aktivistët paralajmëruan mbajtjen e të tjera tubimeve në javët në vazhdim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *