Fitorja e 7 radhazi per Porton ne nje fillim me te vërtete impresionues ne sezonin e ri. Ne javen e 7 te kampionatit portugez ne sfidën e transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht, “dragonjtë” e trajnerit te ri karizmatik, Serxhio Konseisao shpartalluan ne “Do Dragao” debutuesit e Portimonense me rezultatin 5-2.

 

Ne nje start asfiksues dhe te vrullshëm, te zotet e shtëpisë arritën te gjenin tre here rrjetën ne harkun kohor te 5 minutave duke çare ne qendër te nje mbrojtje inekzistente. Ne minutën e 20 ishte spanjolli Ivan Marcano qe zhbllokoi shifrat. Dy minuta me vone Vincent Abubakar dyfishoi rezultatin. Ne minutën e 25 përballë nje mbrojtje te çoroditur, radha i erdhi Marega te shënonte golin e trete. 9 minuta nga fundi i pjeses se pare japonezi Nakazhima ngushtoi diferencën e golave.

 

Ne pjesën e dyte protagonist u be Brahimi, autor i nje dopiete. Fillimisht algjeriani shënoi golin e katërt ndërsa ne nje aksion model ne minutën e 67 shënoi edhe te pestin. Ruben Fernandez ngushtoi përsëri diferencën per miqte ne rezultatin përfundimtar. Me kete fitore, Porto u ngjit ne kuotën e 21 pikëve ne vendin e pare, 3 me shume se Sporting i Lisbones me nje ndeshje me pak. Me interes sonte ne Tring pritet paraqitja e kampioneve te Benfikes me shume ulje ngritje qe ne Da Luz ne oren 21-30 sfidojnë Pashus De Ferreira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *