Subscribe

Këtë sezon turistik policia do të ketë një vemendje dhe kontroll të shtuar përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit për të parandaluar cdo fenomen që mund të cënojë sigurinë e pushuesve.

 

Drejtori i rendit Rebani Jaupi nga Durrësi kërkoi një koordinim të veprimeve mes stukturave vendore dhe atyre kufitare.

 

Ndër të tjera ai iu bëri apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit përgjatë këtij sezoni që pritet të ketë fluks të madh turistësh.

 

REBANI JAUPI

DREJTORI I RENDIT

 

“Policia e Shtetit ka marrë masa për rregullimin e trafikut, ndaj iu bëj thirrje të gjithë përdoruesve që të zbatojnë më korrektësi Kodin Rrugor, sepse të gjitha akset monitorohen me radarë dhe makina inteligjente.

 

Drejtuesi i lartë i policisë  rikujtoi gjithashtu apelin për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitete përgjatë vijës bregdetare apo në zonat urbane, që të respektojnë orarin e muzikës dhe të mos krijojnë shqetësime për pushuesit dhe banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *