Policia e Beratit arrestoi një 45-vjeçar, procedoi në gjendje të lirë një inxhinier pyjesh dhe shpalli në kërkim kryeplakun e fshatit, për kultivim të bimëve narkotike.

Fidanët me kanabis u konstatuan të kultivuara nga shërbimet e policisë në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje.

Në flagrancë u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, R.V.,  45 vjeç, banues në Gjoroven, u proçedua në gjendje të lirë K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale ” Shpërdorim detyre” dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, I.Sh., 33 vjeç për “Mos kallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *